Kryebashkiaku i zgjedhor i Himarës Fredi Beleri u dënua nga GJKKO me dy vite burg për korrupsion në zgjedhje, ndërsa avokati i tij paralajmëroi ankimimin e vendimit, fillimisht në Apel dhe më pas  nëse do të jetë e nevojshme edhe në shkallë evropiane.

I ftuara në  studion e Panorama TV, ish-zëdhënësi i fushatës  së Belerit, Skerdjan Dhuli tha ndër të tjera se Rama nisi sulmet ndaj Belerit kur kuptoi se nuk kishte shanse të fitonte bashkinë e Himarës dhe këtë sipas tij kryeministri e ka kuptuar në takimin përmbyllës.

Ai thekson se Bashkia e Himarë, pas asaj të Tiranës ka fuqinë për të rrëzuar qeverinë sepse dalin shumë zyrtarë të cilët kanë grabitur toka në këtë bashki.

“Edi Rama nuk mund ta pranonte që Himarën ta drejtonte një kandidat si Beleri dhe nisi sulme ndaj tij për ta dinigruar , sepse Rama kuptua që në takimin përmbyllës nuk kishte shans për të fituar.

Urdhri për t’u arrestuar pavarësisht se ka qenë i mëhershëm u bë në atë moment.

Ne ishim në dijeni të këtyre sulmeve, por nuk kishim asnjë mekanizëm mbrojtës. Ishim të bindur për fitore edhe më të thellë, por ndikuan prangat.

Vetëm në Borsh nuk mendohet se sa lekë kanë hedhur 24 orë para zgjedhjeve.

Bashkia e Himarës rrëzon qeverinë. Pas Bashkisë së Tiranës, e dyta vjen ajo e Himarës për rëndësinë. Sepse dalin shumë zyrtarë në Himarë, grabitës takosh.

Në vendosemi para informacionin, dijenisë mbi faktin, por nga ana ligjore nuk marrin dot fakte sepse bashkia është bunkerizuar nga Rama.

Cilido person që do të kandidate për Bashkinë e Himarës, do të kishte të njëjtin fat. Sepse oligarkëve i duhet kjo bashki për të grabitur pronat” tha Dhuli.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re