Kryeministri Rama ka publikuar këtë të dielë videon e një fluturimi me Air Albania, ku ndodhet dhe vetë ai familjarisht. Kontigjenti i udhëtarëve nuk saktësohet se kujt i përket si grupim shoqëror, pasi shefi i qeverisë mjaftohet duke thënë në statusin përcjellës vetëm këto fjalë:

“MIRËMËNGJES, dhe me këtë udhëtim krejt të pazakonshëm në krahët e AIR që me siguri do t’ju pëlqejë edhe juve për kaq sa do shihni, ju uroj një të dielë super”.

Por siç mund ta dallohet nga videoja, mes udhëtarëve eksperimentalë ka asish që janë njerëz të “këputur”, të cilët për herë të parë hypin në avion apo shohin dhe pak “botë më sy”, gjatë qëndrimit disa orë në Stamboll.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re