Të gjithë duhet të mësohemi të jetojmë me virusin koronë. Kjo ishte thirrja e kryeministrit Edi Rama këtë të premte.

Ai tha se të gjithë duhet të ulemi me këmbë në tokë dhe të kuptojmë që ky virus nuk do të largohet shpejt dhe se normaliteti i ri do të jetë i ndryshëm nga ai i mëparshmi.

“Deri kur të dalë vaksina, normaliteti nuk do të jetë më ai i mëparshmi. Ndajeni mendjen, normaliteti i ri do të jetë ndryshe. Edhe kur të dalim, do të dalim, por do të sillemi ndryshe. Nuk ka më dhënie dore, nuk ka më shko në plazh të gjithë rrëmujë atje, nuk ka më të turremi të gjithë në autobus apo në restorant. Por sigurisht që nuk do të rrimë brenda të gjithë, do të dalim.”

Numri një i qeverisë përsëriti edhe një herë se klinikat dentare, parukeritë, baret, restorantet dhe lokalet nuk do të hapen pasi janë me riskt të lartë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re