Kryeministri Edi Rama uroi shqiptarët për më shumë shëndet për Vitin e Rid he bëri thirrje për më shumë bashkim, për të kapërcyer sfidat e përbashkëta që ka përpara Shqipëria, por edhe shqiptarët kudo që ndodhen.

“Keni dëgjuar shumë fjalime të gjata nga unë, duke iu dalë përpara kudo, shpresoj të paktën jo në gjumë. U jam shumë mirënjohës për kohën që më keni dhënë, duke më dëgjuar, madje edhe duke më sharë, por mbi të gjitha që më keni besuar për katër vite të tjera, nuk di si t’iu falenderoj për këtë”, tha Rama në një videomesazh të shkurtër të publikuar në rrjetet sociale.

“Sot do t’iu kërkoj një falje të madhe për atë që nuk kam thënë dot gjatë vitit 2021. Kam shumë besim se do ta ngjisim Shqipërinë në majën ku ëndërronin të parët tanë. Sa më shumë të dalim nga llogoret përçarëse për t’u afruar më shumë me njëri-tjetrin nën flamurin e Skënderbeut e Ismail Qemalit, për të ndihmuër njëri-tjetrin për të kapëcyer vështirësitë, aq më shumë do të ngjitemi si vend aty ku na takon”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re