Skip to content

“Rama nuk e do votën e diasporës”- Basha: PD ka propozimi konkrete! Nuk është vetëm një e drejtë kushtetuese, por përmbushje e një detyrimi ndaj shqiptarëve

Kryetari i PD,  Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se vota e emigrantëve është një detyrim dhe se Edi Rama nuk e do një gjë të tillë. Sipas Bashës, PD është e vetmja forcë politike që ka një propozim konkret për Votën e Diasporës.

Ai thote se PD qe prej vitit 2016 është e angazhuar për këtë çështje, ndersa thekson se vota e diasporës nuk është vetëm një e drejtë kushtetuese, por është përmbushje e një detyrimi ndaj Shqipërisë dhe ndaj shqiptarëve.

“Edi Rama nuk e do Votën e Diasporës! Partia Demokratike është e vetmja forcë politike që ka një propozim konkret për Votën e Diasporës.

Angazhimi ynë që nga viti 2016 është që emigrantët të votojnë aty ku jetojnë.  Vota e diasporës nuk është vetëm një e drejtë kushtetuese, por është përmbushje e një detyrimi ndaj Shqipërisë dhe ndaj shqiptarëve.

Të vendosur që vota e bashkatdhetarëve tanë, që jetojnë në emigracion, të ketë peshë të plotë në vendimmarrje të rëndësishme politike”, shkruan Basha.

“”