Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Pushteti” që modelohet nga Juela Meçani në “Fax News” ka komentuar krizën brenda PD-së dhe zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Gjatë fjalës së tij, Topi tha se ndihet tmerrësisht keq që opozita në Shqipëri ndodhet në këtë gjendje të rëndë, ndërsa nuk kurseu as kritikat për Alibeajn dhe grupin e demokratëve që e mbështesin. Topi tha se Alibeaj nuk duhet të ishte futur në negociata me Edi Ramën në procesin “farsë” për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.

Opozita – “Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme në këtë shoqëri ku është shumë e vështirë për të ndarë të vërtetën nga gënjeshtrat. Gjëja më e mirë për një opozitë për të cilën më vjen tmerrësisht keq që është në këtë gjendje dhe e them me sinqeritet maksimal. Duhet të dihet që të luhet me termat e së vërtetës, duhet të ndahet procesi që i dedikohet edhe opozitës së sotme. Unë kam parë një opozitë butaforike flas për opozitën që ka tentuar të hyjë në negociata. Nuk ka gjë më të rëndësishme për një politikan që të mos i mungojë institucioni i parashikimit të gjërave. Përse vuan njeriu në këtë jetë? Për nxjerrjen e sekretit në kapitalizëm, në rast se ke bërë plan dhe e nxjerr sekretin ta merr tjetri. Dhe e dyta që është më e rëndësishme se e para është mungesa e parashikimit. Në rast se futesh në një proces duke të munguar parashikimi se ku do të hecës atëherë nga momenti në moment mund të biesh në greminë. Pra pashë një opozitë të përcarë dhe në mungesën e lidersheipit edhe nga pikëpamja juridike u tentua të merrej protagonizëm nga njerëz që bënin aktrim. Edhe një njeri që nuk e njeh politikën është aktrim që nuk të con askund. Kur them mungesë parashikimi këta e dinë shumë mirë. Edi Rama kur them sot e di shumë mirë edhe kush është roja e një institucioni jo më të lërë në duart e Enkelejt Alibeajt pozicionin e Presidentit. Pra unë mendoj se ose është naivitet ose tentativë për protagonizëm dhe në fund fare rezultati është ky. Në vend që të zhverësohet ai që kap cdo institucion por në realitet zhvlerësohet opozita që vazhdon të luajë tmerrësisht keq.

A po bën Pazar një pjesë e PD-së me mazhorancën? “Nuk ka shanse edhe sikur të kërkojë të bëjë Pazar opozita, Edi Rama në këto momente është aq i fuqishëm saqë nuk të pranon të futesh në lojë dhe të bësh Pazar as negociata”, tha Topi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re