Skip to content

Rama nuk i ndahet Bashës, i ripërsërit thirrjen për bashkëpunim: Gati jam, por me kusht që të ndahet nga Saliu e Iliri

Kryeministri Edi Rama nuk i ndahet kreut të PD, Lulzim Basha.

Gjatë një takimi me qytetarët në Kamëz, Rama ka ripërsëritur thirrjen e tij për bashkëpunim me Bashën.

“Patjetër jam gati të bashkëpunoj me Lulzim Bashën, por me një kusht, që Basha të ndahet nga nga Saliu e Iliri”, u shpreh Rama.

“Ai është udhëndjekësi i Saliut dhe Ilirit se unë për Shqipërinë dhe shqiptarët jam i gatshëm që të shkoj përtej ndasive të 30 viteve, por që ta bësh këtë duhet të jesh lider, udhëheqës, duhet të kesh forcën e karakterit, vizionin e të ardhmes, duhet të jetosh së brendshmi me hallet e njerëzve, duhet të rrish pa gjurmë kur njerëzit janë pa çati, apo pa gjumë se kanë ankthin si do të dalin nga pandemia”, tha Rama.

Kujtojmë se mbrëjen e djeshme Basha refuzoi kërkesën e Ramës teksa u shpreh se më 25 prill shqiptarët do të votojnë për të larguar Ramën. Sipas tij, koha e kryeministrit ka mbaruar.