Kryeministri Edi Rama edhe ditën e sotme nuk i është ndarë Kryedemokratit Lulzim Basha, i cili zhvilloi një miting ditën e djeshme, ku u bë dhe hapja e fushatës zgjedhore.

Rama në fjalën e tij tha se një person që vonohet një orë në ditën më të rëndësishme, mos të p[retendojë të bëhet Kryeministër i Shqipërisë.

Po ashtu teksa ka folur për ridnërtimet, Rama se do e lë në duar të paaftëve, duke vënë theksin te Basha.

” S’mund të mbeten këto në duart më të paafta që mund të imagjinohen. Çfarë mund të presin shqiptarët Dikush që lë një orë në mes të të ftohtit njerëzit që fton vetë për të bërë takimin hapës të fushatës së vetë elektorale.

Vonohet 1 orë në takimin më të rëndësishëm të një fushate elektorale. Vonohet një orë në takimin më të rëndësishëm të fushatës ku ka hyrë me pretendimin për t’u bërë kryeministër.

Pa vazhduar më pas me atë që pa Shqipëria dje. Njerëz që janë të gatshëm të marrin makinat dhe të vijnë në një shesh, duke vënë në rrezik jetën.

Kurrë mos ndodhtë për askënd për tyre, por rrezikojnë jetën e tyre dhe të familjarëve të tyre. Ky është një shembull tipik se mund të marrësh shembuj që të rrimë deri nesër këtu.

Përtej këtij kandidati është një errësirë e plotë, me ata që e kontrollojnë dhe ata që e ndjekin pas Pa llogaritur faktin se përtej këtij kandidati është një errësirë e plotë tea ta që e kontrollojnë dhe ta ta që e ndjekin pas.

Shikoni në Durrës cilët janë ata që thonë na jepni votën për Durrësin.

Ne sjemi më të mirët, kemi bërë gabime dhe pakënaqësia dhe mërzia e tyre lidhet edhe me por besoj që nuk them ndonjë që tingëllon si mungesë modestie kur them se pa ne as rindërtimi sdo kishte ndodhur kështu siç po ndodh as lufta me pandeminë, as vaksinimi i shqiptarëve sdo ishte çështje orësh që të fillonte.

Kemi mundësi ta bëjmë sezonin turistik më të lehtë se çishte. Sa herë që ata e kanë marrë diçka në dorë e kanë lënë shumë më keq se çishte. Niveli i dëmeve të shkaktuar aka qenë shumë më i lartë se i asaj që kanë bërë. Ky është fakt.”- ka deklaruar Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re