Kryeministri Edi Rama ka vijuar përplasjen me gazetarin Andi Bushati. Të ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Rama dhe Bushati u përplasën për paketën ekonomike.

Rama tha se nuk do ketë paketë të tretë ekomonike, por akuzoi Bushatin se po bënte propagandë. Më tej gazetari tha se ai nuk është mirë që të merrej me të, sepse nuk do fitonte askush nga ky debat.

DEBATI RAMA-BUSHATI

A do ketë një paketë të tjerë ekonomike?

Nuk do ketë asnjë galopante.

Ata që nuk do jenë në punë, nuk do kenë gjë.

Po bën propagandë tani.

Me mua po merresh, merru po s’ka vlerë.

Po ushqen revulucion ekonomik tani.

Jo po do ushqej krimin si ju.

Po të them një këshillë se nuk kemi komunikim pas kamerave. Ik hap fjalorin dhe shiko çfarë do tqë thotë oligark se jep përdoruesi më i madh i kësaj fjale.

E di shumë mirë e kam lexuar.

Lexoje se ke dhe pak ndërgjegje intelektuale.

Po e kam, më ka mbetur dhe pak, ke të drejtë.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re