Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sonte pas zgjedhjeve se në korrik do të nisë debati i brendshëm për të analizuar situatën në familjen e PS.
Rama e cilësoi një pozicionim të ri të PS-së në skenën politike.
“Debat të brendshëm për të analizuar qeverisjen nga korriku dhe për të programuar të tëra korrigjimet e nevojshme në funksion të sfidës tashmë tej mase të vështirësuar.
Një debat të gjerë për të analizuar situatën në familjen tonë të madhe duke u mbështetur në shembujt e suksesshëm organizativë që nuk munguan sot.
Një debat për të analizuar edhe pozicionin tonë të ri në skenën politike.
Ata sot janë aty ku e meritojnë, në gropën ku donin të fusnin Shqipërinë, drejtësinë e qeverinë.
Sa kohë do të bëjnë sikur nuk shikojnë, sikur nuk dëgjojë, se jo vetëm e kanë humbur davanë por se as Zoti vetë nuk i shpëton nga rrënimi përfundimtar nëse do ta kërkojnë shkakun e disfatës jashtë tyre”, tha Rama.