Kryeministri Rama mbrëmjen e së mërkurës ka dalë në atë që ai e ka quajtur komunikimi i fundit kushtuar ekskluzivisht luftës me koronavirusin.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë njoftoi se kjo do të jetë java e fundit e kufizimeve me përjashtim të aktiviteteve sportive, dasmave dhe funeraleve. Po ashtu transporti publik do të rrijë mbyllur edhe për pak.

Ndër të tjera, Rama u shpreh gjithashtu për mënyrën sesi kriza u menaxhua nga ana e tij si dhe për komunikimin që është bërë kryesisht nga llogaria e tij në Facebook.

Po ashtu, ai u shpreh se nuk është “politikani profesionist me dy fytyra. Një për kur kamerat janë të hapura dhe një për kur kamerat janë të mbyllura.

Rama u shpreh: “Në këtë rast nuk e kam ende të plotë analizën e plotë vetes dhe punës time dhe nuk e kemi bërë me skuadrën e qeverisë. Nëse do të kthehesha mbrapsht nuk do i përgjigjesha më komentuesve fyes dhe brutal të faqes në Facebook. Unë nuk mund ta bëj këtë punë pa luftë, pa gjak pa pasion, i mbroj të vërtetat e mia pa rezerva, mënyra se si e bëj mund të duket arrogancë por e vërteta është se nuk vjedh, nuk vras, nuk zgjohem pas të tjerëve, unë jetoj për të punuar. As kam lindur në kallëpin e politikanit dhe as nuk dua të vdes aty. Nuk jam politikani profesionist që kur ndizen kamerat kanë fytyrë tjetër dhe kur fiken një tjetër. Duke e vënë re se shumëkujt përgjigjet që jap për çështje të ndryshme u duken ironi dhe arrogancë ndjehem me faj pavarësisht se jam nisur nga qëllimi i mirë për të sqaruar pozicionin tim, i kërkoj ndjesë të gjithë atyre që pa dashje i kam bërë atyre që i është dukur si fyerje.” /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re