Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbledhë pasditen e sotme aleatët e tij, ku do të diskutojë vijimin e aksionit opozitar, dhe refuzimin e negociatave.

Basha doli sot në një deklaratë për mediat, ku komentoi nevojën e një qeverie të re për vendin, por në asnjë moment nuk dha një datë të re për rinisjen e protestave.

Nga ana tjetër, i pyetur nga gazetarët nëse ka ndërmend që të japë dorëheqjen, Edi Rama e refuzoi kategorikisht këtë mundësi, duke thënë se opozita ka lëvizur çdo gurë për të penguar integrimin e vendit në BE.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re