Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News ka folur për problematikën që e shqetëson qytetin e Peqinit nga të cilët ai ka marrë mandatin e deputetit.

Sula theksoi se gjatë 9 qeverisjes së Edi Ramës në Peqin nuk është shtruar asnjë kilometër asfalt, ndërsa shtoi se i gjithë qyteti është me gropa kurse Bashkia ka 5 muaj pa dhënë rrogat e punonjësve të saj.

Publiku më njeh mirë dhe bëj pjesë në ata politikanët e rallë që i them gjërat torç. Sa kohë të jem në politikë do të mundohem të jem sa më afër të vërtetës. Unë flas me prova dhe fakte që mos kem kundërshti nga pala kundërshtare, unë bëj akuza si është e vërteta dhe realiteti.

Nuk e di si shpjegohet që në qarkun e Elbasanit nga 7 Bashki të 6 bashkitë e tjera madje edhe komuna të vogla kanë përfituar fonde nga të ashtuquajtur “Rilindje urbane” por në Peqin nuk u vendos një gur dekorativ në lulishte apo në qendër të Peqinit. Zero investim nga qeveria shqiptare. Deriu në vitin 2013 Peqini ka qenë plotësisht e dhjathtë por e rëndësishme është që aty ka njerëz që jetojnë dhe janë autokton të gjithë. Pas 97’ është zona me kriminalitetin më të vogël në të gjithë vendin.

Me qeverinë e Berishës një ndër kushtet që i kam vendosur kusht nëse nuk do të investoni unë nuk kandidoj. Deri në vitin 2013 me të gjithë pushtetin lokal kemi bërë shumë investime dhe falë atyre 8 viteve kemi bërë rrugë Pajot – Belsh, 16 kilometra një rrugë me parametra të shkëlqyera. Mbi 65 kilometra rrugë me asfalt në të gjithë zonën e Peqinit kemi bërë me qeverisjen e Berishës.

Është bërë vetëm njëri krah i segmentit të unazës, është bërë riveshja me asfalt mos fol më tepër. Unë sfidoj ministrat, deputetë dhe kryeministrin që kur të hyjnë në Peqin duhet patjetër të kesh makinë 4×4 sepse e gjithë rruga është gropa gropa madje edhe qendra. Për të shkuar në spital ambulanca rrezikon ti çahet gomat nga gropat. Bashkia e Peqinit shkon 5-6 muaj pa rroga, kurse sot janë në muajin e 3-të sepse u mor fondi. I marrin lekët para vitit të ri. Dikur në kohën e Berishës ne bëmë ujësjellësin e ri të Peqinit i cili gjithë qyteti ka 24 orë ujë, kurse këta nuk paguajnë dot rrogat e ujësjellësit”, tha Sula.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re