Pas marrëveshjes me Italinë për ngritjen e kampit të refugjatëve në vendin tonë, kryeministri Edi Rama thotë se nuk fshihet asnjë përfitim tjetër përveç atij për të ndihmuar fqinjin në përballimin e numrit të madh të emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në brigjet e tij.

 

Në intervistën për “Rai News 24” Edi Rama i quan qesharake pretendimet e shumë gazetarëve dhe analistëve se në këmbim të refugjatëve është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Ne i kemi hapur negociatat. Nuk na thotë Italia merrni 3 mijë emigrantë të paligjshëm dhe do të hyni në Bashkimi Evropian. Në cilën botë jetojmë sepse nuk ndodh kështu.

 

Për sa i përket të drejtës ndërkombëtare për të strehuar refugjatë të cilët mbërrijnë në mënyrë të paligjshme në Itali dhe jo në Shqipëri, Edi Rama dha këtë shpjegim.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Është e vërtetë ne nuk jemi një vend i Bashkimit Evropian, por ne kemi statusin E dhe jemi në Evropë. Nuk vërej përse ka një të drejtë tjetër ndërkombëtare në vendet e Bashkimit Evropian dhe një tjetër të drejtë ndërkombëtare për vendet jo anëtare. Unë nuk e shoh, ndoshta e shoh gabim. Ne kemi patur edhe më parë kërkesa të kësaj natyre nga vende anëtare të BE-së dhe i kemi refuzuar.

 

Nga pozitat e një vendi që për të tretën herë pret refugjatë dhe jo vetëm që i largohen vdekjes nga vendet e tyre të origjinës, Edi Rama tha se në vend të debatit politik, vendet e Bashkimit Evropian duhet të ofrojnë zgjidhje dhe të mos i paragjykojnë refugjatët nga ngjyra e lëkurës dhe besimi fetar.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Nuk përbën sekret që vende të BE-së janë të mbyllur për emigrantë që vijnë nga vende ku njerëzit kanë një tjetër ngjyrë lëkure dhe besim fetar. Po të njëjat vende në mënyrë të pabesueshme mirëpritën miliona ukrainas sepse janë të bardhë dhe të krishterë. Duhet të gjendet një rrugë e mesme për t’i trajtuar të gjithë si qënie njerëzore dhe një rrugë evrooiane për t’iu përgjigjur dy pyetjeve. Si mund të rregullohen flukset e emigrantëve dhe si këto flukes ku përjashtohen kriminelët, terrorristët dhe trafikantët, të ndihmojnë me fuqi punëtore Evropën që po plaket.

 

Për median italiane, kryeministri qartësoi se përveç kampit në Gjadër të Lezhës nuk do të ketë një të dytë dhe se do të mbetet për tu vërtetuar nëse koha e qëndrimit të një refugjati do të jetë 28 ditë, aq sa ligji italian parashikon për marrjen ose jo të azilit, apo më e gjatë.

 

Ajo që mbetet e pandryshueshme tha Edi Rama është kapaciteti i kampit. Ai është i parashikuar për të mbajtur tre mijë refugjatë njëherash.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re