Kryeministri Rama konfirmoi në mbledhjen e qeverisë këtë të shtunë se janë mbyllur zyrtarisht operacionet e kërkim shpëtimit për personat e mbetur nën rrënoja nga tërmeti I frikshëm I 26 nentorit. Rama tha se nga ky tërmet humbën jetën 50 persona. Konkretisht 26 të vdekur në Durrës, 23 në Thumanë dhe 1 tjetër në Mamurras. Rama shtoi se gjithashtu se aktualisht në spitale marrin kurim 41 persona, nga të cilët 3 janë dërguar për mjekim të specializuar jashtë vendit. Teksa lexonte emrat e viktimave nga ky tërmet, kreu I qeverisë nuk I mbajti dot edhe lotët.
DURRËS
SHEMSEDIN SHUKRI ABAZI 08.07.1987, DURRES2. DIENA AJET KARANXHAJ 07.10.1989, DURRES3. ERIVOLA BAJRAM BROSHKA 20.05.1991, DURRES4. BAJRAM ZEQIR HAJDARAMATAJ 30.07.1963, DURRES5. AMELIA ALBERT LALA 21.05.2009, DURRES6. KRISTI EDUART RECI 17.08.1994, DURRES7. ESIELA DORJAN KARANXHA 10.01.2011, DURRES8. EDUARD NDUE RECI 09.09.1965, DURRES9. SADIK HAMIT QATO 14.09.1934, DURRES10. KLAUS EDUART RECI 06.05.1988, DURRES11. DOLORA PERILI RECI 06.01.1970, DURRES12. SABAHETE HALIL LALA 04.02.1940, DURRES13. GRISILDA SHKELQIM LALA 15.06.2000, DURRES14. DIONISA ALBERT LALA 30.01.2018, DURRES15. ENIS ALBERT LALA 30.01.2018, DURRES16. EMILJO ALBERT LALA 28.06.2013, DURRES17. MARJETA ISUF LALA 08.10.1988, DURRES18. ILIR RAM LALA 20.11.1966, DURRES19. ISAH SHUKRI ABAZI 30.11.1990, DURRES20. ROZETA THANAS MECJA 31.08.1960, DURRES21. SOTIRAQ VANGJEL MISHA 30.07.1964, DURRES22. NAFIJE HAZIZ REXHEPI 30.09.1945, DURRES23. FLATAR ZENELAJ 1955, DURRËS24. XHULJETA SKENDER GJANA 20.05.1959, DURRES
THUMANE
BUKURIE ISLAM LEKA, 03.03.1939, THUMANE2. FATMIRA QAZIM CARA, 07.07.1966, THUMANE3. ERISA CARA, 28 VJEC, THUMANE4. HASAN ALBERT CARA, 15.12.2001, THUMANE5. FATMIRA CUKA, 44 VJEC, THUMANE6. SARDI CUKA, 19 VJEC, THUMANE7. SELVI DYLE LALA, 27.07.1945, THUMANE8. ARJELA ROLAND LALA, 15.10.2014, THUMANE9. HAJRIE MUSTAFA VATA, 64 VJEC, THUMANE10. KRISTIAN MARJAN PRECI, 02.08.1994, THUMANE11. SAIMIR PELLUMB GREGU, 31.09.1988, THUMANE12. LUTFIE XHAFER CUPI, 20.10.1961, THUMANE13. KLEMENT HAJREDIN CUPI, 28.04.1985, THUMANE14. DRITA KASTRIOT CAKONI, 10.10.2004, THUMANE15. SADAJANA BASHKIM HYSA, 08.06.1998, THUMANE16. ALMIR ALBERT CARA, 22.02.1990, THUMANE17. ROLEJDI SERVET VATA, 18.10.2012, THUMANE18. PELLUMB SAMI GREKU, 09.12.1962, THUMANE19. CELIKE NEVRUZ GREKU, 31.08.1962, THUMANE20. HAJREDIN AHMET CUPI, 21.02.1953, THUMANE21. ELIOS GEGA, THUMANE22. ADERINA HASAN KADILI, 08.06.1998, THUMANE23. ANTHI ILIA CARA, 02.02.1947, THUMANE24. KASTRIOT QAZIM CAKONI, 31.08.1973, THUMANE25. DIASTELA ISMAIL STENECI, 14.05.1994, THUMANE
MAMURRAS
ERSID AFRIM HOXHOLLI, 22.06.1987, MAMURRAS
Rama iu shprehu mirënjohjen e thellë të atyre që u angazhuan në procesin e kërkim-shpëtimit. Ai falenderoi këtu të gjithë partnered europiane dhe fqinjët që sollën eksperte, por më pas kreu I qeverisë u ndal tek falenderimi I vecante për trupat shqiptare të cilët sipas Ramës kanë bërë një punë të jashtëzakonshme.
“Duhet të jemi krenar për trupat tona pasi deri në momentin e parë kur erdhen forcat special të huaja, numëroheshin ndërkohe 38 të shpëtuar nga gërmadhat, të gjitha të ndërmarra nga trupat tona. Normale pastaj, që operacionet më të vështira u bënë më vona nga ekspertet e huaj që kanë edhe eksperiencë në këtë fushë. Por nuk e mohojmë që edhe trupat tona kanë nevoje të fuqizohen në drejtim të mjeteve dhe trajnimet me të specializuara. Megjithatë as që nuk mund të bëhet fjalë për ti vënë në dyshim aftësite e trupave tonë, dhe jo më që ti përqeshim. Do të thoja që me trupat italiane dhe franceze janë vendosur që tani urat e bashkëpunimit për të ardhmen, për më shumë ekspertizë.
