Diplomati Islam Lauka i ftuar në studion e emisionit “Log.” në ‘Panorama TV’ tha se qëndrimi i kryeministrit Rama në raport me Kosovën është gabim, kjo sipas tij edhe nëse ai është mandatuar nga ndërkombëtarët.

Sipas tij Rama do të ishte personi më i papërshtatshëm për të ndërmjetësuar me Albin Kurtin dhe Kosovën.

Lauka deklaroi se me këto veprime që po bën kryeministri Rama nuk po vepron si një kryeministri i një vendi vëlla.

“Merri të gjitha qëndrimet e tij, se nuk janë një. Cfarë qëndrimi ka mbajtur Rama për asociacionin? Çfarë qëndrimi ka mbajtur për ndarjen e Kosovës, për demarkacionin? Pra në të gjitha rastet kur ky duhet të jepte një mendim si vëlla…Shqipëria dhe Kosova presupozohet që marrëdhëniet e tyre të ndërtohen mbi baza konfidencialiteti, jo të veprojnë me konferenca. Por të takohen t’ja thonë njëri tjetrit çfarë mund të bëhet mirë, çfarë rrezikojmë ne prej kësaj rruge”, tha nder te tjera diplomati.

Pjesë nga intervista

Islam Lauka: Në gjykim tim edhe nëse është mandatuar nga të tjerët është gabim. Pse them se është gabim? Do të ishte personi më i papërshtatshëm për të ndërmjetësuar me Albin Kurtin dhe Kosovën.

Pyetje: Kur thoni personi, e keni për Ramën apo si kryeministër?

Islam Lauka: Si kryeministër është i detyruar me kushtetutë. Si vend vëlla me Kosovën, por edhe si vend fqinj, por ne po flasim si po vepron ai, sepse vetëm, si një kryeministër i një vendi vëlla nuk po vepron.

Besoj se e dini, jo vetëm sot por historikisht qëndrimi i tij ndaj Kosovës edhe kur ka qenë në opozitë… Kur është ndërtuar autostrada ai ka thënë “rruga që të çon asgjëkundi”.

Me të gjithë kryeministrat e Kosovës, përjashto një, me të gjithë Haradinajn, Isa Mustafaj, Albin Kurtin, Hotin me të gjithë ka pasur marrëdhënie jo vëllazërore, por është përpjekur të imponojë.

Unë nuk jam dakord për ta gjykuar cfarë ka thëenë x apo y në opozitë. Edi Ramën e mora për një vazhdimësi të qëndrimit të tij anti Kosovë.

Merri të gjitha qëndrimet e tij, se nuk janë një. Cfarë qëndrimi ka mbajtur Rama për asociacionin? Çfarë qëndrimi ka mbajtur për ndarjen e Kosovës, për demarkacionin? Pra në të gjitha rastet kur ky duhet të jepte një mendim si vëlla…Shqipëria dhe Kosova presupozohet që marrëdhëniet e tyre të ndërtohen mbi baza konfidencialiteti, jo të veprojnë me konferenca. Por të takohen t’ja thonë njëri tjetrit çfarë mund të bëhet mirë, çfarë rrezikojmë ne prej kësaj rruge.

Edi Rama të paktën duhet të jetë konsekuent me atë që thotë. Sepse kur ishte teza e ndarjes së kosovës ishte noter. Ishte noter i tezës antishqiptare. Nuk mund të jetë me dy fytyra.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re