Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar në rrjetet sociale, se personat që kanë mbetur pa shtëpi do të çohen në hotel dhe se qeveria do të bëjë marrëveshje me hotelet në Durrës, Kavajë dhe Vorë.

Por, zoti Rama nuk ka shpjeguar ende përse nuk ka shpallur gjendjen e emergjencës, çka do ta detyronte qeverinë të dëmshpërblente çdo qytetar të prekur nga ky tërmet.

“Dimri nuk kalohet dot as nën qiell të hapur e as në tenda, prandaj qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale, të shërbehen në kushte optimale, t’i kalojnë edhe festat e fundvitit në kushte optimale bashkë me fëmijët e tyre, ndërsa këta të fundit jo vetëm të mos jenë të detyruar të braktisin shkollën asnjë ditë, po edhe të mësojnë në kushte optimale“, shprehet Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re