Skip to content

Rama nxit vlonjatët për mitingun e së premtes, ja çfarë u shkruan!

Kryeministri Rama iu ka bërë një thirrje vlonjateve, me të cilët do të bëjë mbylljen e fushatës elektorale ditën e premte.

“O vlonjatë o ju bëfsha kurban, këta elbasanllinjtë më thonë e bëmë fora si s’e bën dot as Vlora! Ata në Fier më çojnë mesazhe që nesër Fieri do ta bëj si Vlora! Tani ju si do ta bëni ju pyes unë, se pasnesër më keni në Vlorë dhe mezi pres t’ia vemë aty buzë detit, vulën e zjarrit e të flamurit të Ismail Qemalit, 30QERSHORIT”, shkruan Rama në Facebook.