Kryeministri Rama ka publikuar në Twitter një video të kreut të PD Sali Berisha.

 

 

Në video Berisha shfaqet duke folur se përmbytjet e këtij vitit janë shkaktuar për faj të qeverisë ndërsa shfaqet gjithashtu edhe në vitin 2010, ku shprehet se prurjet në liqen ishin të shumta dhe nuk mund të mbaheshin pa u shkarkuar.

 

 

Krahas pamjeve kreu i qeverisë ngre pyetjen: “Pyetja nuk është se si mund të ketë kaq rrjedhje robi, po si mund të ketë akoma rob që shkojnë pas një rrjedhjeje të tillë?!”

 

Pyetja nuk është se si mund të ketë kaq rrjedhje robi, po si mund të ketë akoma rob që shkojnë pas një rrjedhjeje të tillë?! pic.twitter.com/jR9yXNrSaZ

— Edi Rama (@ediramaal) November 22, 2022

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re