Kryeministri Edi Rama në një status në Facebook edhe një herë vuri në dukej faktin se ajo që ka më shumë rëndësi aktualisht, është mbrojtja e jetës së çdo shqiptari.

“ TË GJITHA KANË RËNDËSINË E TYRE, PO MBI TË GJITHA SOT ËSHTË MBROJTJA E JETËS SË ÇDO SHQIPTARI DHE ECJA ÇDO DITË TË BASHKUAR, POPULL DHE SHTET, DREJT FITORES SË KËSAJ LUFTE QË NUK E ZGJODHËM, POR KEMI DETYRËN TA FITOJMË!”, shkroi Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se numri i pakët i viktimave në vend ka ardhur falë mënyrës se si lufta është bërë.

“Nëse sot jemi në këtë pikë, e jo mbi ndonjë mal me të vdekur, kjo është falë nesh e mënyrës se si e kemi bërë luftën deri këtu, shtet e popull bashkë si një trup i vetëm dhe vetëm prej nesh varet tanimë ta çojmë deri në fund kështu këtë luftë”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko