Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka publikuar një video nga garat Rally Albania.

 

Kreu i qeverisë shkruan se 330 garues nga 26 shtete të ndryshme përshkruan mbi 1900 kilometra.

 

“Dhe me këta 330 garues nga 26 shtete, të cilët përshkuan mbi 1900 kilometra në vijën spektakolare DURRËS – DRAGOBI – POGRADEC – BERAT – TIRANË, duke i dhënë jetë aventurës me numrin më të madh të pjesëmarrësve në historinë e “Rally Albania”, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Rama në Facebook.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re