Skip to content

Rama nxjerr pamjet nga Rinasi: Numri i hyrjeve në vend në muajin korrik i kaloi 1 milionë! Tregues i transformimit epokal të Shqipërisë turistike

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aeroporti i Rinasit, teksa shprehet se në muajin korrik numri i hyrjeve në Shqipëri i kaloi 1 milionë, duke shtuar se janë më shumë pasagjerë se sa erdhën në të gjithë vitin 2013.

Rama shprehet se ky është tregues i transformimit epokal të Shqipërisë turistike në harkun e një dekade.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza, ku vetëm muajin korrik numri i hyrjeve në Shqipëri i kaloi 1 milionë dhe hynë më shumë pasagjerë se sa erdhën në të gjithë vitin 2013, duke na dhënë një tregues kuptimplotë të transformimit epokal të Shqipërisë turistike në harkun e një dekade, ju uroj të diel të bukur🫶”, shkruan Rama.

“”