Në këtë 1 Maj, urimi i kryeministrit Edi Rama u është dedikuar veçanërisht bluzave të bardha dhe punonjësve të policisë.
Ai e ka nisur muajin me një dedikim për mjekët, infermierët apo sanitarët e Shqipërisë që po luftojnë në ”vijën e zjarrit”.
Rama shkruan se ky është 1 Maji më i vështirë i Shqipërisë demokratike, dhe është i mijëra heronjve të heshtur falë të cilëve Shqipëria po reziston dhe fiton.
STATUSI I RAMËS
MIRËMËNGJES, në ditën e parë të Majit më të vështirë të Shqipërisë demokratike, në 1 Majin më domethënës të punës së mijëra e mijëra heronjve të heshtur të këtij vendi, falë të cilëve Shqipëria po lufton, reziston, fiton.
MIRËMËNGJESnë ditën e parë të Majit më të vështirë të Shqipërisë demokratike, në 1 Majin më domethënës të punës së mijëra e mijëra heronjve të heshtur të këtij vendi, falë të cilëve Shqipëria po lufton, reziston, fiton
Publiée par Edi Rama sur Jeudi 30 avril 2020
