Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetet e tij sociale, ku shihen duke u vaksinuar punonjësit e transportit publik, me të cilët sipas Ramës numri i personave që janë vaksinuar ka arritur mbi 770 mijë.

Ajo që nuk thotë kreu i qeverisë është fakti se një pjesë dërrmuese e këtyre personave nuk e kanë marrë dozën e dytë të vaksinës, që nevojitet për të krijuar imunitet ndaj infektimit me Covid.

Ndërkohë sipas kreut të qeverisë nesër pritet që të mbërrijë në Tiranë rreth 11 700 doza të vaksinës Pfizer.

Rama: Me vaksinimin e punonjësve të transportit publik, ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 770 MIJË vaksinime për qytetarët mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike.  

Nesër priten sërish 11,700 doza vaksinash Pfizer, për të vijuar pa u ndalur me kalendarin e vaksinimit anticovid

Në vendin tonë shumica e qytetarëve janë vaksinuar me dozat e Sinovac, e cila ende nuk është miratuar nga EMA, gjë e cila i pengon shqiptarët që të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së.

Vaksinat e tjera që kanë hyrë në vendin tonë janë Astra Zeneca, Sputnik dhe Pfizer.

(E.K/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re