Sali Berisha, në konferencën për media, ka komentuar foton e publikuar nga kryeministri Edi Rama me ish-kryetarin e komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok.
Berisha tha se urimi i tij për Ramën, në të cilin thuhej “Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart!”, ka qenë një ironi.
Sipas tij, Brok, është mik i shqiptarëve dhe i votës së lirë.
“Elmar Brook mik i shqiptarëve, urimi për Ramën, një ironi. Ai mbetet një mik, dhe urimi i tij është një ironi. Është një ironi, mos e pyet. Ai është mik i shqiptarëve dhe i votës së lirë të tyre. Urimi është ironi”, tha kreu demokrat.
LEXO EDHE: “Erdha në Tiranë të të vrisja, por t’i ngjitesh më lart!”- Rama takohet me ish-kryetarin e komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian! Kryeministri zbulon bisedën me Elmar Brok