Në një front të ri, atë të punësimit, nisur nga aksioma “punë ka, por…”, kryeministri Rama ishte në Elbasan, ku në Panairin e Punës aty, dha shifrën e 1500 vendeve të lira pune.

“Ky panair është pjesë e zinxhirit të atyre që po zhvillojmë në të gjithë Shqipërinë, si një rrugë alternativë për t’i afruar njerëzit drejt zyrave të punës dhe bizneseve, për t’ua bërë të mundshëm informacionin mbi vendet e punës. Një mundësi për t’i dhënë kujtdo që është i interesuar vërtet të punojë mundësitë dhe informacionet, që mbeten në hije nga mungesa e informacioneve apo atyre që flasin përditë se s’ka punë. Këtu ka mbi 1.500 vende të lira pune dhe i bëjmë thirrje të gjithë të interesuarve të vijnë e të kontaktojnë me kompanitë, falë ndërmjetësimit të zyrës së punës”, tha Rama.

E në anën tjetër, ai është ballafaquar më një grup të rinjsh demokratë, të cilët e kanë pagëzuar si “pasha i drogës”.

Aksioni opozitar anti-qeveri vijon të mbajë fort në dorë kartën e drogës, si një kauzë denoncuese. /tesheshi.con/     

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re