Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me gazetarët të mbajtur nga selia e Partisë Socialiste, foli për përfshirjen e komunitetit çam në listat e PS-së.
Rama deklaroi se Tahir Muhedini i listuar në fundin e listës së Tiranës është një alternativë e denjë për pjestarët e komunitetit çam. Rama theksoi se ai nuk është alternnativa e vetme e këtij komunitetit por duke mos përmendur emrat e tjerë të përfshirë në listë. Personi që Rama nuk përmendi është Orlando Rakipi, djali i sh-deputetit të kapur nga ligji i dekriminalizimit Aqif Rakipi.
“Do të ketë shumë surpriza. S’do të ketë shumë që do të thyejnë listën por do të jenë shumë kontribute në votë për PS. Në kutinë e fundit në Tiranë i kemi ofruar komunitetit çam një alternativë të ndershme përballë ofertës që i bën Partia Demokratike që është një ofertë marramendëse për nga niveli i mendjelehtësisë dhe të gjithë ata që i përkasin atij komunitetit kanë zgjedhje, dhe jo vetëm një, jo vetëm në listën e Tiranës dhe jo vetëm në Tiranë. Komuniteti çam është komunitet historik.”-tha Rama.
Orlando Rakipi, djali i Aqif Rakipit është renditur i 30-i në listën e Partisë Socialiste në Tiranë. Babai i tij, Aqif Rakipi ngeli jashtë Kuvendit pasi mori mandatin për shkak të dekriminalizimit.
/faxweb
