Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e ngritura se ai ishte sëmurë dhe ishte shtruar në Gjermani.
Në një komuinikim në “Facebook”, Rama pohoi se ai ishte në Gjermani e në Francë për punët e integrimit të vendit dhe jo për shëndetin e tij.
“Ne do të flasim nesër më gjatë dhe më gjerë dhe kushdo është i mirëseardhur. Siç e shihni jam mirë dhe nuk jam në spital në Berlin. Njerëz jemi dhe edhe mund të sëmuremi. Kam qenë në Francë dhe në Berlin për punë dhe hallin e Shqipërisë dhe jo për shëndetin tim, por isha për të kërkuar ndihmë për hapjen e negociatave. Nuk ishte vizitë zyrtare, por një vizitë informale. E tërë kjo, ishte sajesë e kazanit të opozitës sonë rrugëhumbur”, tha ai.
Ai tha më tej se do padisë në gjykatë të gjithë ata që sajuan sëmundjen e tij.