Pas vendimit per kufizim te lëvizjes, kryeministri Rama u ka bere apel qytetareve që te zbatojne masat dhe te mos i kundershtojne ato.

Per kreun e qeverise, vetizolimi eshte i vetmi ilaç momental per parandalimin e përhapjes se virusit COVID-19.

Ne nje komunikim live ne Facebook, numri nje i ekzekutivit paralajmëroi se brenda javes qeveria do te kete nje plan konkret per te paguar te gjithe personat që punojnë në sektorin privat dhe që i janë përgjigjur thirrjes për tu futur ne llogoren e shtepise keto dite.

Rama shpjegoi edhe vendimin për mosmbylljen e aktivitetit prodhues në vend.

Por pavarësisht situatës së vështirë ekonomike, kryeministri theksoi gjithashtu se plani i ridnertimit ne zonat e termetit do te zbatohet dhe se se fondi i akorduar nga BE nuk do të ndryshoj destinacion.

Ai u beri apel qytetarëve që këto ditë të ulin shpenzimet familjare perkohesisht  me qëllim përballimin e situates.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re