Pasi kryeministri Edi Rama shpalli krizë energjitike dhe pasi kryedemokrati Lulzim Basha bëri propozimet e opozitës për zgjidhje, ka ardhur edhe reagimi i gazetarit të ekonomisë, Neritan Sejamini.

Nëpërmjët një statusi në rrjetin e tij social, Sejamini thotë se kryeministri ka shpallur një krizë të paqenë ndërsa kryetari i PD Lulzim Basha, ka bërë propozime qesharake për të dalë nga kjo krizë e pranuar prej të dy kaheve.

Sipas tij, problemi real janë kompanitë e naftës që nxjerrin naftë të parafinuar dhe ëpr më tepër nuk paguajnë as taksa. Gazetari shton se problemi i vërtetë, janë monopolet e krijuara në fushën e energjisë dhe naftës.

Postimi i Plotë nga Gazetari i ekonomisë, Neritan Sejamini

Kryeministri doli e paralajmëroi popullin për një krizë energjitike të paqenë, që nuk e ka shpallur askush në botë, duke dhënë arsye ekonomikisht qesharake me ngrohje globale e rrebeshe. Ndërhyrja e tij ka për të patur vetëm një efekt: dorë të lirë shitësve të naftës dhe gazit të rrisin çmimet në mënyrë abuzive me certifikim qeveritar.

Pak caste më vonë, doli kryetari i opozitës që i dha të drejtë kryeministrit që ka krizë e janë rritur/do rriten cmimet dhe propozoi tak-fak zgjidhje po aq qesharake sa shpjegimet e kryeministrit: listën, tashmë të superlodhur, me ulje-ngritje—ulje cmimesh e taksash dhe ngritje rrogash e subvencionesh, bazuar në një llogjikë magjike ekonomike.

Asnjëri nuk foli për naftën që nuk rafinohet në vend, për kompanitë që nxjerrin naftë e nuk paguajnë asnjë taksë, apo për monopolet në fushën e naftës dhe energjisë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re