Kreu i qeverise, Edi Rama gjatë fjalës së tij në inagurimin e strukturës së re spitalore për përballimin e situates së Covid19, paralajmëroi një valë të dytë të koronavirusit.

“Virusi ende nuk ka ikur është ende këtu. Duhet të jemi gati për një valë të dytë.  Ky spital u bë gati për të qenë pjesë e frontit të përballjes nëse do na duhet të përballemi me flukse që kalojnë kapacitetet e spitaleve që janë përgatitur për të përballuar luftën e COVID-19”

Rama tha se në vitin 2021 pret rikthim të plotë të parametrave ekonomik.

“Ne do të arrijmë të rezistojmë mirë deri në fundin e këtij 4 mujori të dytë të vitit. Katër mujorin e tretë do të shohim rikthimin e parametrave të ekonomisë dhe do të marrim vrull për rikthimin përtej të gjithë këtyre pasojave në vitin 2021 ku presim rikthimin e plotë të parametrave.”






Previous articleAgron Llakaj do të marrë drejtimin e “Portokalli”, pas largimit te regjisorit Altin Basha?

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re