Kryeministri Edi Rama, gjatë ditës së sotme në Kuvend, paralajmëroi sërish vendosjen e fashës për energjinë elektrike gjatë muajve të verës. Në fjalën e tij, Rama tha se vlera që paguajnë familjet nuk është vlera reale e faturës, pasi qeveria po mbron familjet. Ai tha se gjatë verës do të rritet konsumi për energji elektrike dhe prandaj do të ulen të diskutojnë sërish për fashën e energjisë.

 

Pas kësaj deklarate, ka reaguar deputetja Jorida Tabaku.

 

Në në postim në rrjetin social, ajo thotë se pasi fitoi zgjedhjet, kryeministri po sheh rritjen e energjisë për 95% të shqiptarëve. Një situatë ironike është kjo sipas Tabakut, e cila shton se qeveria aktuale është ajo e pakicës.

 

“KM pasi kaloi lumin e zgjedhjeve lokale ndjehet i sigurt për të kaluar rritjen e çmimit të energjisë për 95% të shqiptarëve. Ironike! Nga vjet çmimi energjisë veç ka rënë! Të gjithë flasin për diversifikim portofoli të energjisë, qeveria flet për rritje çmimi! Qeveria e pakicës”, shkruan Tabaku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re