Në mbledhjen e Komitetit Të Rindërtimit, kryeministri Rama  paralajmëroi sërish ndërtuesit se të gjithë ata që abuzojnë me ndërtimet, do të dënohen me burg.

Rama u shpreh se parlamenti do të kalojë një ligj të shpejtë dhe të gjithë ata ndërtues ose arkitektë që abuzojnë me ndërtimet duke u dënuar nga 7-15 vite burg.

Rama tha gjithashtu se dhe riparimet e pallateve që kanë vetëm plasaritje dhe jo dëmtime në strukturë do të bëhen nga ndërtuesit e tyre, duke i cilësuar ato si gabime në zbatim të ndërtimit, në të kundërt do përballen me burgun.

“Do ndëshkojmë ndërtuesit, do kalojmë një ligj të shpejtë. Do ndëshkojmë arkitektët që nuk denoncojnë ata ndërtues që e bëjnë projektin ndryshe nga sa është letër. Arkitektët që nuk kanë bërë punën i bie kanë bishtnuar. Duhet të ketë përgjegjësi personale, duhet të kenë pasoja penale e pasurore.

Duhet vënë sanksione të forta. 7 deri 15 vjet burg për ndërtuesit që abuzojnë. Kjo është një humbje e imja, por nuk do jetë më kështu. Duhen dënime shembullore.

Pallatet e dëmtuara, që mund të riparohen, do të riparohen nga ata që i kanë ndërtuar.

O do ti riparojnë vetë ose do shkojnë në burg, se nuk ka mundësi që të riparojmë pallate të cilat kanë shfaqur dëme të rikuperueshme sepse janë bërë gabime në realizim në zbatim.

Edhe në këtë kategori ka jo pak pallate. Të vijën ata që i kanë bërë dhe t’i riparojnë, ato që janë të riparueshëm”, u shpreh Rama.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re