Kryeministri Edi Rama vijon komunikimin e përditshëm me qytetarët ku pas denoncimeve të tyre në  portal ai përpiqet tu japë zgjidhje.

Sa i përket aplikacionit të vendosur nga autoritetet për të marrë leje për të lëvizur, Rama thotë se është funksional dhe për cdo shkelës do të ketë ndëshkime.

Ndërsa ankesave të qyteatrëve që nuk kanë mundësi të paguajnë energjine lektrike, Rama  përgjigjet prerazi se malli që konsumohet, do të paguhet.

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur këtë mënyrë të komunikimit me qytetarët për tu ardhur në ndihmë në këto momente të vështira ku vendi është në emergjenca për shkak të pandemisë nga koronavirusi, ndërkohë që apelon që qyetatët të kufizojën lëvizjet e panevojshme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re