Kryeministri Edi Rama, ka theksuar rëndësinë e sektorit të turizmit për vendin tonë, sektor i cili sipas tij në vitin e shkuar solli 4.2 miliard euro të ardhura.

Sa i përket faktit se ku kanë shkuar këto para, Rama dhe se një fond  i konsiderueshëm dhe  i padeklaruar ka shkuar i paprekur te familjet që kanë dhënë me qira apartamentet e tyre me sistemin Airbnb.

Rama tha se qeveria qëllimisht nuk i ka ngacmuar këto familje, pasi sipas tij ende nuk është momenti për t’u vendosur taksa për pronat qe jepen me qira ne Airbnb, por ka lenë te kuptohet qe qeveria do e ndërmarre ketë hap.

Një pjesë tjetër e këtyre të ardhura ka ndikuar në rritjen e pagave. Sa i takon industrisë së turizmit, Rama tha se ajo është gati të paguajë njëjtë si në Greqi.

Rama: Sot ka një fakt, që e them duke marrë shkas nga komentet e herë pas hershme që bëhen nga njerëzit, që ne nuk na duhen aeroportet, nuk na duhen fluturimet dhe nuk na duhet sa turistë erdhën dhe do vijnë. Duke marrë një koment të një zonje në rrjetet sociale, e cila nën një postim për tunelin e Llogarasë thoshte “boll na lodhe me vrimat e tuneleve, sepse populli do bukë” dhe shtonte “jepi më shumë mesunëve” që me siguri do ketë qenë mësuese.

Në këto kushte duhet të shpjegohet, sepse njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm se çfarë do të thotë turizmi për ekonominë e vendit.

Rritja e pagave dhe rritja e pensioneve lidhet me kapacitetin financiar që t’i ke, sepse nëse nuk e merr parasysh këtë, mund të rrisësh pagat e pensionet në një moment, por mund ta çosh gjithë popullin gropë në një moment tjetër.

Në si vend kemi fituar 4.2 miliard euro nga turizmi i vitit të kaluar dhe atyre që pyesin  se ku shkuan këto para duhet t’i japim përgjigjen që këta para shkuan tek njerëzit në radhë të parë.

Familjet në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe vende të tjera që japin me qira apartamentet e tyre, me skemën e Airbnb për turistët që nuk shkojnë në hotele, sepse 10 milion turistë nuk përputhen me shtretërit që kemi në hoteleri.

Dhe ky fond është një fond i padeklaruar, e cila e gjitha e paprekur shkon te familjet.

Qëllimisht në kemi qenë liberal dhe të vetëdijshëm që nuk është ky momenti për të ndërhyrë me taksime në këtë pjesë dhe për të ngacmuar familjet.

Një tjetër pjesë e këtyre të ardhurave ka influencuar në mënyrë të ndjeshme pagat. Pagat e industrisë. Ne sot kemi një industri turizmi që është gati të paguajë pa asnjë lloj dallimi ne Greqinë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re