Kryeministri Rama paralajmëroi sot se do të merren masa ekstreme ndaj çdokujt që shkel urdhrin për të mos lëvizur jashtë gjatë pasdites së sotme deri mëngjesin e ditës së hënë.

Kreu i qeverisë paralajmëroi se policia dhe ushtria mund të përdorin dhunën për shpërndarjen e qytetarëve që mblidhen në grupe.

Ai i dha një mesazh edhe vlonjatëve, të cilët sipas tij kanë vendosur që sot në orën 19:00 të dalin në ballkone dhe të shajnë koronavirusin.

https://connect.facebook.net/de_DE/sdk.js#xfbml=1&version=v6.0

NGA TANI, E SHTUNË, ORA 13.00, DERI TË HËNEN, ORA 05.00, TË GJITHË NË SHTËPI! KUSH NUK DO TË DËGJOJË, LE TA PROVOJË DHE DO TA SHIKOJË SE SI MEQË NUK MERR VESH ME TË MIRË, DO TA MËSOJË ME PAHIR! NJË PAKICË E VOGËL FARE, PO MËSE E MJAFTUESHME PËR TË NA ÇUAR DREJT NJË KATASTROFE KOMBËTARE, NUK MUND TË HEDHË NË PLEHRA REZISTENCËN E MADHE POPULLORE QË 99% E SHQIPTARËVE PO E BËJNË MREKULLISHT! NJË TUFE TË PABINDURISH, TRADHËTARË LUFTE QË PËRHAPEN RRUGËVE SI VIRUS SHOQËROR, PËR T’U KTHYER NË BAZA USHTARAKE TË ARMIKUT QË BOMBARDON PËRMES TYRE, DO T’I PËRGJIGJEMI ME GJUHËN E FORCËS LIGJORE E POLICORE KËTË LUFTË DO TA ÇOJMË DERI NË FUND ME ÇDO ÇMIM E ÇDO MJET, SI NJË FAMILJE E VETME DHE PA ASNJË TOLERANCË PËR TRADHËTARËT MES NESHI LOE YOU

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 21. März 2020

Pjesë nga fjalimi i Ramës:

Shkurt muhabeti, nga tani që flasim deri të hënën asnjë hap jashtë shtëpisë.

Më shkruanin nga Vlora se paskan vendosur të dalin sonte në orën 19:00 në ballkone e të shajnë vi9rusin nga motra, cudi në fakt si duruan kaq gjatë dhe nuk u morën me motrën e kompetentit që po cmend botën.

Por sidoqoftë në pamundësi të bashkohem sot në ritualin e tyre luftarak, nga larg u jap të gjithë mbështetjen time si deputet i Vlorës me kusht që këtë ta bëjnë nga ballkoni e mos të bëjnë “xhap” jashtë derës së shtëpisë.

Kur as vlonjatët nuk mund ta bëjnë ritualin sic duan ritualin e tyre të lashtë ne të tjerët duhet thjesht të bëjmë ritualin e ri të luftës ku kemi hyrë dhe të lusim zotin e madh të shqiptarëve të na ndihmojë që tu tregojmë vendin këtyre tradhëtarëve të kësaj pakice të vogël që po na prish gjithë punën dhe ti japim patjetër të gjithë njëri tjetrit ndihmën e nevojshme simotra e si vëllezër sio anëtar të së njëjtës familje rtë ndarë në shumë shtëpi port ë mbyllur Brenda shtëpisë shqiptare,dhe të lidhur me besa-besë, rrugë tjetër nukka dhe kush kërkon një rrugë tjetër le ti bjeri murit me kokë për të mos dalënga shtëpia, mirupafshim!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re