Parkimi i ri nëntokësor në zemër të qytetit të Beratit, me një sipërfaqe prej 7.600 m2 dhe me një kapacitet për rreth 200 automjete do të mundësojë krijimin e hapësirës së madhe këmbësore, ndërsa po punohet ndërkohë me rikualifikimin e thellë urban.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto të kantierit të punës të këtij parku.

“Vijon puna për përfundimin brenda këtij viti për parkimin e ri nëntokësor në zemër të qytetit të Beratit, me një sipërfaqe prej 7.600 m2 dhe me një kapacitet për rreth 200 automjete që do të mundësojë krijimin e hapësirës së madhe këmbësore”, u shpreh kryeministri në rrjetet sociale.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re