4 prill Parkimi i ri nëntokësor në zemër të qytetit të Beratit, me një sipërfaqe prej 7.600 m2 dhe me një kapacitet për rreth 200 automjete do të mundësojë krijimin e hapësirës së madhe këmbësore, ndërsa po punohet ndërkohë me rikualifikimin e thellë urban.

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot nga afër këtë kantier ndërtimi, ndërsa theksoi se “me këtë parkim gjithë zona e brendshme e qytetit pastrohet komplet nga makinat”.

Duke folur mbi ndikimet që do të kenë investimet në Berat në rritjen e numrit të turistëve, Rama u shpreh optimist se “ky vit do jetë super në turizëm”.

Kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo u shpreh se “me këto investime që po kryhen Berati po rilind i tëri, duke filluar nga përmirësimi i jetës së banorëve, por edhe duke u kthyer në një qendër të rëndësishme të turizmit”.

Sipas tij, “deri tani rezervimet janë super optimiste”.

Ndërkohë Demo tha se parkimi nëntokësor do të zgjidhë edhe problemin e trafikut dhe pengesat që krijohen për banorët por edhe për vizitorët./m.m//a.a/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re