Skip to content

Rama pas fitores: Rezultate domethënëse, opozita më e dobët se kurrë

rama fraft code


Fitoren e thellë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, kryesocialisti Edi Rama e sheh si 5 arsye më shumë për të falënderuar qytetarët për besimin që i dhanë PS, pavarësisht dobësisë ekstreme që sipas tij ndodhet opozita, motit me shi e natyrës së zgjedhjeve lokale, të cilat thotë se nuk e stimulojnë pjesëmarrjen e zgjedhësve në procesin e votimit.

“5 bashki, 5 fitore dhe 5 arsye më shumënpër t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen”, shkruan Rama.

Rama uron edhe 5 kryebashkiakët e zgjedhur, Brunilda Mersinin në Vlorë, Ervin Cecën në Berat, Florenc Dokën në Cërrik, Gramos Sakon në Tepelenë dhe Altin Bojnin në Mat, duke thënë se arritën rezultate kuptimplota që do jenë themel i punës për 5 në shërbim të komunitetit në 5 bashki.