Skip to content

Rama pas takimeve në Bruksel: Ditë pozitive e produktive

rama ursula

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimeve që ka pasur në Brukes gjatë ditës së sotme. Në një postim në mediat sociale, teksa ka shpërndarë disa nga fotot e takimeve me liderët e BE, Rama shkruan se ka qenë një ditë pozitive e produktive.

Po ashtu kreu i qeverisë shton se ka pasur drejtpërdrejta me miqtë në Bruksel dhe ka dëgjuar vlerësime shumë të mira për Shqipërinë.

Ditë pozitive e produktive në një moment të vështirë për të gjithë; bashkëbisedime të drejtpërdrejta me miqtë tanë në Bruksel dhe vlerësime shumë të mira nga ana e tyre për Shqipërinë”, shkruan Rama.

Ky reagim i Kryeministrit vjen pas takimeve që ka pasur me Ursula von der Leyen, Josep Borrell, Oliver Varhelyi dhe David Sassolin. Rama bashkë me një delegacion ishin sot në Bruksel në takimin e 11 të Këshillit të Stabilizim Asociimit.