Kreu i qeverise Edi Rama deklaroi diten e sotme gjatë një vizite në një fasoneri në Shkodër se pas përfundimit të vaksinimit masiv me grupmoshën mbi 70-vjeç, do të nisë vaksinimi i vajzave dhe grave që punojnë në fasoneri.

“Sa të mbarojmë me vaksinimin me moshën 70-vjeç e lart të parët që do vaksinojmë do jenë gratë dhe vajzat e fasonerive, burrat kismet”, tha Rama.

Rama u premtoi punonjësve të fasonerive rritjen e pagës minimale ndërsa i pyeti ato në lidhjen me pagesën mujore dhe kushtet e punës.






Previous articleOra plicore, mbyllja e lokaleve dhe mesimi online, Komiteti Teknik merr vendimin e fundit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re