Lulzim Basha sulmoi sërish marrëveshjen e ashtuquajtur Rama-Berisha, duke e quajtur atë një pazar që synon të pengojë drejtësinë ndaj zyrtarëve të dënuar për korrupsion duke zhbërë ligjin e dekriminalizimit.

Nga Berati ku zhvilloi një takim me strukturat e partisë, lideri i opozitës deklaroi se qëllimi i kryetarit të qeverisë është të pengojë rrotacionin politik.

Lexo edhe :Related Posts

“Nëse këta bajlozët 34 vjeçarë, shekullorë do të kishin bashkuar forcat për listat e hapura, heqjen e imunitetit etj.padiskutim do ta kisha përshëndetur. Votat e PD do të ishin aty por ky pazar i shërben interesave të tyre dhe kundër popullit. Po iki të rrëzoj Edi Ramën dhe të përfundosh në mbrojtje të Ilir Beqjes…”, tha Basha.

Gjatë punimeve të Kuvendit Zgjedhor në degën Berat, Basha nënvizoi gjithashtu se qytetarët presin një ofertë të mirëfilltë politike, që premton zgjidhje për të ardhmen.

“Beteja, revolucioni, shashkat dhe çdo gjë u bëkan për karrigen e deputetit. Nuk e bëjnë për shqiptarët por për veten e tyre. Edhe detyra jonë është shumë e qartë, ta refuzojmë këtë pazar dhe të japim projektin tonë për rrotacionin politik. Të paraqesim një rrugë bindëse për ta bërë këtë. Në fund janë shqiptarët ata që vendosin, detyra jonë është të paraqesim një program, një ofertë për projektimin e një të ardhmeje”, tha Basha.

Partia Demokratike është e vendosur për një koalicion të gjerë me qytetarët, shtoi Basha në fjalën e tij./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re