Lirimi i tre policëve të rrëmbyer kosovarë është cilësuar nga kryeministri Rama një lajm i mirë, që i hap rrugë shtensionimit të situatës dhe rikthimit të dialogut.

 

Në twitter, kreu i qeverisë i kërkon kryeministrit të Kosovës, Kurti dhe presidentit serb, Vuçiç, që të nisin përfundimisht procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

Nga Brukseli, ku ndodhet për një takim kokë më kokë me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, Rama e sheh të domosdoshëm zhvillimin e një konference pa afat, deri sa Kurti dhe Vuçiç të përmbyllin marrëveshjen e normalizimit.

 

Për të mos përsëritur “donbasin ballkanik”, Rama kërkon që liderët e dy vendeve, të mos zvarrisin më tej zbatimin e planit franko-gjerman.

 

Shqipëria, thotë kreu i qeverisë, do të bëjë gjithçka që paqja e brishtë të mos cenohet dhe ballkani perëndimor të ecë përpara në integrimin e tij në bashkimin evropian.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re