Skip to content

Rama për median franceze: Procesi i integrimit në BE si pilulë kundër depresionit

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për France 24, ndërsa një ditë më parë u mbajt samiti i BE-së, ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk morën sërish një përgjigje pozitive për negociatat.

 

Si pilulë kundër depresionit e ka cilësuar kryeministri rrugëtimin e gjatë të Shqipërisë që nga marrja e statusit të vendit kandidat për në BE. Rama ka theksuar se nuk është Shqipëria ngadalë me progresin, por BE-ja është ngadalësuar shumë drejt së ardhmes së saj. Media franceze shkruan se Rama është bërë gjithnjë e më i frustruar nga mungesa e progresit për procesin e anëtarësimit të vendit të tij në BE: fillimisht duke kërcënuar se nuk do të vinte në takim, më pas duke njoftuar më pas se procesi po “rrëmbehej” nga vetoja bullgare mbi procesin e pranimit të vendit të tij dhe Maqedonisë së Veriut.

 

Shqipëria ka statusin e kandidatit për në BE që nga viti 2014. Kryeministri tha se “nuk është se Shqipëria ka bërë progres të ngadaltë drejt BE-së, por se BE-ja është ngadalësuar shumë drejt së ardhmes së saj”; megjithatë ai thotë se nuk është më “i frustruar”, por më tepër i trishtuar nga dështimi i BE-së për të “përmbushur premtimin e dhënë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.

 

“Rama vazhdoi duke e përshkruar statusin e kandidatit në BE si “një lloj pilule kundër depresionit për të rritur moralin e vendeve, por tha se ai e ndjente “të drejtë të njihte ukrainasit si një komb që po bëjnë shumë për ne, sesi ata parandalojnë avancimin e kundërreformës më të frikshme në botë që Putin dëshiron të vendosë”, raporton France24.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë