Kryministri Rama ka vazhduar me dorë të hekurt mesazhet përmes faqes së tij të facebookut, për masat e marra për ndalimin e përhapjes së Koronavirusit në Shqipëri.

Së fundmi Rama shkruan se të gjithë mediat për lëvizjen e automjeteve të tyre dhe stafit, gjatë fundjavës, duhet të marrin lejen përkatëse në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

“Kjo luftë nuk fitohet ndryshe”, shkruan Rama.

“PËR TË KRYER SHËRBIMET E TYRE INFORMATIVE GJATË “SHTET-RRETHIMIT” TË FUNDJAVËS BRENDA PERIMETRIT TR-DR MEDIAT TELEVIZIVE DUHET TË AKREDITOJNË AUTOMJETET E TRUPAVE TË TYRE, PRANË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT NË TIRANË

NDJESË 1000 HERË PO KJO LUFTË NUK FITOHET NDRYSHE”./abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re