Skip to content

Rama për pedagogët: Nuk ka asnjë veting, por pagat nuk do të rriten deri sa t’ju vij rradha

rama

Kryeministri Rama ka mohuar një veting të mundshëm për pedagogët, duke hedhur poshtë kështu akuzat e kreut të PD, Sali Berisha e duke përgënjestruar lajmin që ka qarkulluar në disa media.

 

Përmes një reagimi në ‘Twitter’ Rama është shprehur se as nuk do të bëhet e as është menduar ndonjëherë një gjë e tillë.

 

 

Megjithatë, kreu i qeverisë ka theksuar sërish se rritje pagash nuk do të ketë, të paktën deri në kalimin e ‘dimrit të vështirë”.

 

“Mediat e angazhuara masivisht për ta paraqitur si masive protestën e një pakice pedagogësh,nën udhëheqjen e nongratave e të shiksave të tyre,flasin për gjoja një Veting që do bëka regjimi imagjinar për pedagogët! Asnjë Veting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar!

Sa për rritjen e mëtejshme të pagave e përsëris, nuk do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme, pas pensionistëve në fundvit dhe pas daljes dimri, kur do të bëjmë bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike, edhe për familjet e pedagogëve që mbrohen nga qeveria!”