Kryeminstri Edi Rama është shprehur se Prokuroria e Posaçme ka në dorë shpatën e zonjës së drejtësisë dhe kjo sipaas tij, falë vullnetit të PS-së.

“Pse nuk thirri Altin Dumani ndonjë politikan gjithë ato vite që ishte prokuror”, u shpreh Rama, duke theksuar se në atë kohë shpatën e drejtësisë e kishte në dorë pushteti politik.

Kryeministri theksoi se hyrja në Bashikimin Europian do të jetë shpëtim, duke shtuar se “bufi kënetës thotë do të shkrijmë SPAK, nuk është e garantuar.”

Edi Rama: Altin Dumani ka respektin dhe solidaritetin tonë për punën që bën, por edhe sulmet kafshërore që ka marrë familjarisht. Ka qenë aty dhe virtytet nuk besoj se i erdhën nga reforma, i ka pasur.

Pse nuk thirri Altin Dumani ndonjë politikan gjithë ato vite që ishte prokuror, ti thërriste “hajde këtu njëherë” Pse nuk doli ndonjë gjykatës të thoshte :bjere këtu Duman se do ta gjykoj”, Zero, jo hetuar por as thirrur. Nuk kishte shpatën Altini, por e kishte pushteti politik. Ajo shpata që ka në dorë zonja e drejtësisë, e mbante në dorë pushteti politik.

U kalb situata, u vranë njerëz në rrugë komplet të pafajshëm. Shpatën e zonjës së drejtësisë nuk e ka pasur drejtësia shqiptare, peshoren jo e jo, peshoren edhe sot e ka të lëkundur. Sytë e mbyllur nuk i kanë akoma, por ama prokuroria duke nisur nga SPAK shpatën e ka të veten, dhe ky është vetëm vullnet i yni. Hyrja në BE është shpëtim, po vjen 11 Maji dhe ne i them shqiptarëve që shpatën ta ketë drejtësia e të mos vijë ta marrë pushteti politik. Bufi kënetës thotë do të hapim tiktok dhe do të shkrijmë SPAK. Pra nuk është e garantuar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko