Kryeministri Edi Rama ka qenë në Spanjë për të takuar homoloun e tij atje dhe më pas ka udhëtuar drejt Sllovenisë për të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor por thekson se nuk pret asgjë nga unioni.

Para takimit me kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez, Rama ka dhënë një intervistë “EL PAÍS”.

Kryeministri i Shqipërisë kritikon se “fjalët e këndshme” për pranimin e vendit të tij në Bashkim nuk shoqërohen me fakte

Gazetari Antonio Pita shkruan se është e vështirë të përcaktosh nëse është lodhja nga udhëtimi, humori i keq apo lodhja nga të njëjtat fjalë të këndshme për integrimin në BE që e bëjnë kryeministrin shqiptar të shprehet kështu.

“Ne kemi mësuar rrugën e vështirë për të mos pritur asgjë, sepse kemi parë që Evropa nuk është në një moment shumë të mirë, ka shumë probleme të brendshme dhe zgjerimi nuk pritet me entuziazëm“, tha Rama për samitin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re