Skip to content

Rama për Spitalin e Fierit: Do të jetë një bazë e transferimit të dijes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e përjavshme për mediat foli për projektin e spitalit të Fierit, që po ndërtohet me mbështetjen financiare të Turqisë, angazhimin e institucioneve për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) dhe çështje të tjera.

Rama tha se spitali i Fierit do të jetë një bazë e transferimit të dijes dhe do të shërbejë si projekt pilot për transformimin e sistemit të administrimit brenda gjithë rrjetit të spitaleve në Shqipëri.

“Një transferim dijesh bazuar në modelin botërisht të njohur të suksesit në Turqi, ku ka një ndarje të qartë mes administrimit të aseteve dhe logjistikës me administrimin e burimeve njerëzore, ku vlerësimi i performancës të mjekëve sjell edhe masën e shpërblimit të tyre”, tha kryeministri i Shqipërisë në lidhje me projektin e spitalit rajonal të Fierit, duke shtuar se spitali do të jetë publik.

Rama theksoi se ky projekt pilot do të jetë një burim shumë i rëndësishëm informacioni dhe dije në funksion të shtrirjes së modelit në të gjitha spitalet në Shqipëri.

Kujtojmë se punimet për ndërtimin e spitalit rajonal në Fier vazhdojnë prej disa javësh. (Agjencia Anadolli – AA)