Kryeministri Edi Rama ka komentuar tensionet në Ukrainë dhe frikën e një pushtimi të mundshëm nga Rusia. Në një bashkëbisedim me gazetarët në Nju Jork, Rama deklaroi se vendi ynë nuk ka asnjë problem me Rusinë.

Rama tha se Rusia nuk është një vend armik apo kundërshtar, por Shqipëria do të qëndrojë në një linjë me aleatët perëndimor, SHBA-të.

“Deri në qershor ka kohë sepse puna e Këshillit të Sigurimit është e përditshme. Në qershor do të rikthehemi në Nju Jork për një tjetër moment të rëndësishëm ku Shqipëria do të ketë President të Këshillit të Sigurimit. Sot Shqipëria është në Këshillin e Sigurimit, siç ishte në krye të OSBE-së. Nuk pretendojmë të luajmë role që nuk na takojnë. Dëgjohemi respektohemi për aaq sa jemi dhe sa mundemi.

Ne sillemi si të barabartë. Ne nuk kemi asnjë problem tonin me Rusinë, nuk është një vend armik, kundërshtar dhe këtë e kam thënë në çdo instancë. As i joni dhe as i gjithë aleancës sonë. Është një vend konkurrent për arsye të njohura të gjeopolitikës. Edhe gjatë kohës që drejtonim OSBE-në, kam takuar ambasadorin rus. Kemi pasur marrëdhënie pozitive pavarësisht se kishim qëndrime të ndryshme. Çdo shans për dialog duhet shfrtytëzuar maksimalisht. Ne nuk marrim përsipër role që nuk na takojnë. Jemi të pozicionuar shumë qartë në krah të SHBA-së dhe partnerëve tanë të tjerë në anën perëndimore të Euiropës. Kur na kërkohet mendimi

Nuk kemi probleme të kësaj natyre. Ministria e Jashtme i ka marrë të gjitha masat. Kemi disa qytetarë shqiptarë që kontribuojnë në misionin e monitorimit të OSBE-së, ata do qëndrojnë atje. Ne jemi shumë të nderuar dhe njëkohësisht shumë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e pozicionit të ri që kemi marrë. Qëndrimet tona publike jemi të njehsuar me SHBA-në. Jemi më të vetëdijshëm për rolin që do luajmë. Ne kemi një avantazh për të shfrytëzuar hapësirën që kemi. Do mundohemi të jemi të vlefshëm për çështjen me interes të drejtëpërdrejtë të vendit tonë që është çështja e qëndrueshmërisë së paqes në rajon dhe procesit të çuarjes përpara të punëve në rajonin tonë. Jo se jemi jashtë fare” – tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re